PSG i prish punë Barcelonës, lideri i Juves ende nuk ka vendosur!

21 Maj 2020
18:21
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona është e bindur se Miralem Pjanic do t’i bashkohet atyre, por diçka e tillë nuk është ende e sigurtë. Boshnjaku nuk ka zgjedhur ende ekipin katalanas, pasi nuk ka hequr nga gara PSG-në.

Mesfushori do të largohet nga skuadra e Juventusit, pasi do një eksperiencë të re, por ende nuk e ka zgjedhur të ardhmen e tij. Pjanic nuk e di ende se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Barcelona kryeson garën për të, por marrëveshja mes Juves dhe katalanasve për shkëmbimin e lojtarëve duket e vështirë. Sarri nuk e do, por nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit ta mbajnë në Torino. Pjanic konsiderohet si një nga senatorët e skuadrës.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit