PSG i prish punë Interit për objektivin kryesor të merkatos

15 Janar 2020
10:03
Telesport
back button

Transferimi i mesfushorit Christian Eriksen tek Interi mund të pësojë një ndalesë të madhe orët në vijim. Sipas të përditshmes britanike “Mirror” në garë për mesfushorin danez është futur edhe ekipi i PSG-së, skuadra kampione e Francës.

Skuadra e PSG-së është gati të paguajë që në janar shumën prej 20 milionë eurosh që kërkon Tottenham, duke parakaluar kështu Interin. Gjithsesi, në favor të skuadrës zikaltër është dëshira e Eriksen, që duket se kërkon të luajë në Serinë A.

Kontrata e Eriksen me Tottenham skadon në fund të sezonit, ndaj ai pritet të largohet në janar me një çmim të lirë, për të evituar transferimin me koston zero në korrik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit