PSG i prish punë United e Mourinhos, do objektivin e tyre të merkatos

13 Shkurt 2020
20:03
Eraldo Harlicaj
back button

PSG është futur në garë për të nënshkruar me portierin e Manchester United, Dean Henderson. Portieri i Sheffield United ka bërë një sezon fantastik dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve. 22-vjeçari ka të dhëna të mira dhe shihet si e ardhmja e portës angleze. 

Ai kërkohet nga Chelsea dhe Tottenham, ndërsa pas nuk mbetet as Manchester United. Të 3 ekipet e Premier Leagues po mendojnë të ndryshojnë portier në verë. Nuk do të jetë aq e lehtë firma me lojtarin, sidomos pas futjes në garë të francezëve. 

PSG momentalisht ka në portë Keylor Navasin, por afrimi i një talenti mund të prishte ekuilibrat në skuadrën franceze. Lojtari po studion interesimin drejt tij dhe po mendon që të gjejë ambientin e duhur për të në të ardhmen.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit