PSG i rrëmben objektivin Milanit, anglezët i presin krahëhapur

23 Shtator 2020
19:57
Eraldo Harlicaj
back button

PSG po mendon për të ardhmen dhe kanë hedhur sytë drejt Anglisë. Ata duan të bindin mesfushorin e Chelseas, Timmoue Bakayoko. Francezët po synojnë një mesfushor dhe lojtari i londinezëve e njeh mirë kampionatin francez.

Kampionët e Francës duan të arrijnë te futbollisti 26-vjeçar sipas asaj që shkruan Le 10 Sport. Blutë e Londrës janë dakort që të negociojnë për shitjen e lojtarit, pasi trajneri Lampard nuk e ka në plane.

Bakayoko donte të kalonte te Milani, por një lëvizje e tillë nuk u arrit. Italianët nuk bindën Chelsean dhe u dorëzuan, pasi anglezët duan 45 milionë euro. Shifër që mund të përballohet pa problem nga ekipi i PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit