PSG i vë syrin kampionit të Europës

9 Dhjetor 2019
18:50
back button

Paris Saint-Germain i ka vënë syrin mesfushorit Renato Sanches, këtë e raporton gazeta portugeze Correio da Manha.

Ish-lojtari i Bayern Munich është duke zhvilluar një sezon tepër të mirë në Ligue 1 me OSC Lille.

Kampioni i Europës u ble nga Bayern në vitin 2016 pas triumfit në europian, por nuk arriti të bindte te klubi bavarez.

Verën e kaluar ai kaloi te Lille për 20 milionë euro dhe mesa duket kjo lëvizje i ka bërë shumë mirë lojtarit.

Ai është rikthyer ai i dikurshmi dhe tani PSG është gati ta blejë për të përforcuar mesin e fushës me një lojtar që po shfaqet mirë në kampionatin francez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit