PSG ishte e gatshme ta linte Pochettino-n të shkonte tek United javën e kaluar po të ishin plotësuar këto dy kushte

30 Nëntor 2021
18:49
Denis Hakanaj
back button

PSG ishte përgatitur ta linte të lirë Mauricio Pochettino-n që të shkonte te Manchester United javën e kaluar.

Sipas Telefoot, United mund ta kishte siguruar trajnerin argjentinas këtë vit nëse do të ishin plotësuar dy kushte.

PSg do ta kishte lënë të lirë Pochettino-n të largohej nëse United do të kishte paguar 17 milionë sterlina për prishjen e parakohshme të kontratës që skadon në qershor të 2023-shit.

Pasi të ishte arritur marrëveshja financiare, PSG do ta kishte zyrtarizuar lëvizjen nëse Zidane do të kishte marrë vendin e Pochettino-s.

Asnjë nga dy kushtet nuk u plotësuar, por United dhe Pochettino pritet të takohen me ish-trajnerin e Spurs në fundin e këtij sezoni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit