PSG ka një javë kohë për ta shitur Neymar-in, përndryshe…

24 Qershor 2022
15:20
Denis Hakanaj
back button

Neymar drejt largimit nga Parisi? Kushedi, por sipas së përditshmes angleze The Sun, nëse Paris Saint-Germain do të dojë ta shesë yllin braziluian, atëherë duhet ta bëjë shumë shpejt.

Media angleze, në fakt, ka shpjeguar se si shitja e mundshme e lojtarit duhet përshpejtuar para se të hyjë në fuqi rinovimi automatik i kontratës së tij me një vit tjetër.

O’Ney ka rinovuar para pak kohësh deri në 2026-ën, por me një klauzolë që i jep mundësinë ta zgjasë marrëveshjen me një sezon tjetër duke filluar nga 1 korriku i këtij viti.

Nëse PSG do të dojë të shmangë që t’i paguajë rrogën e lartë prej 600 mijë eurosh në muaj do të duhet të provojë ta shesë në një javë, ose më saktë nga dita e sotme në momentin që do të hyjë në fuqi  klauzola e kontratës së tij.

Nga ana e tij, Neymar duket shumë i qetë dhe ka përgënjeshtruar të gjithë zërat e merkatos në rrjetet sociale. Me një postim në Instagram, është shfaqur i lumtur dhe i qetë, duke thënë:

“Ciao fake news! Paqe dhe dashuri për të gjithë”. Me pak fjalë, braziliani duket se nuk ka ndërmend të lëvizë nga Parisi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit