(VIDEO) PSG katastrofë, kampionët përmbysen në transfertë edhe nga ish-milanisti!

18 Gusht 2019
23:01
back button

Kampionët e Francës janë mposhtur që në javën e dytë të këtij sezoni të ri në Ligue 1, pasi janë mundur nga Rennes me rezultatin 2-1.

Në fakt ishte PSG që kaloi e para në avantazh me Cavanin që në minutën e 36’, por golat e Niang në të 44’ dhe Del Castillo në të 48’ kanë përmbysur gjithçka për kampionët.

Skuadra parisiene nuk ka mundur dot të ruajë kështu ritmin e sezonit të kaluar, për të vijuar me fitore pas suksesit në ndeshjen e javës së parë 3-0 ndaj Nimes. Situatë kjo mbase e ndikuar edhe nga çështja “Neymar”, me të ardhmen e brazilianit ende të pazgjidhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit