PSG kërkon Dembele dhe 80 milionë euro për Neymar

15 Korrik 2020
13:20
Alfred Lleshi
back button

Ylli Brazilian, Neymar, vazhdon të lidhet me një rikthim te Barça. PSG, nga ana e tij, po kërkon 80 milionë €, plus Ousmane Dembele nga katalanasit në këmbim të yllit brazilian, sipas “El Chiringuito”. Kampionët francezë do ta konsiderojnë shitjen e Neymar vetëm për një kombinacion të tillë, ose për para të thata në dorë, kur të hapet merkatoja e kësaj vere. Sulmuesi 28-vjeçar e ka shprehur qartë dëshirën për t’u kthyer në “Camp Nou”, teksa bisedime të gjata, por të pasuksesshme, u zhvilluan mes dy klubeve verën e vitit të kaluar.

Ndërkohë, eksperienca e Dembele te Barcelona është kushtëzuar dukshëm nga lëndimet. Pra, blerja e shtrenjtë nga Borussia Dortmund nuk ka përmbushur asnjë pritshmëri te Blaugrana-t, ndaj “valorizimi” i tij në një operacion të mundshëm në merkato është i mirëpritur. Në të njëjtën kohë, PSG ka nisur të mendojë, madje ka gati një ofertë për mesfushorin e Romës, Lorenzo Pellegrini, sipas “Calcio Mercato”. Kampionët francezë do të ishin të gatshëm të pagonin klauzolën e lirimit të 24-vjeçarit, por kuptohet që preferenca e tij është të mbetet në “Stadio Olimpico”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit