PSG kërkon yllin e “Djajve të Kuq”, kushton jo më pak se 115 milionë euro

14 Korrik 2020
13:21
Alfred Lleshi
back button

Sezoni i shkëlqyeshëm që Marcus Rashford po bën nuk po kalon pa u vënë re. Sipas “The Independent”, Thomas Tuchel është gati të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Manchester United. Sipas raporteve të mediave britanike, drejtues të klubit parizien do të marrin kohë, duke u përpjekur ta bindë lojtarin në fjalë të nënshkruajë me ta.

Sidoqoftë, në “Old Trafford” as nuk e konsiderojnë lejimin e largimit të një prej flamujve të skuadrës së tanishme dhe të së ardhshmes. Çdo ofertë më e vogël se 115 milionë euro nuk do të merrej në konsideratë në Manchester.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit