PSG, klubi e mbyll bilancin me një humbje rekord: shifra

20 Qershor 2022
15:25
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain është një nga klubet më të pasur në botë falë presidencës së sheikut të Katarit, Nasser Al-Khelaifi.

Parisienët kanë marrë Lionel Messi-n sezonin e kaluar dhe kanë rinovuar kontratën e Kylian Mbappe pas një telenovele që ka zgjatur për shumë kohë.

Pavarësisht merkatos së pasur, me marrjejn ndër të tjera edhe të Donnarumma, Sergio Ramos, Hakimi dhe Wijnaldum, skuadra e Pochettino-s nuk ka arritur të shkojë më larg se 1/8-at e Champions League.

Një dështim që ka sjellë jo vetëm pakënaqësinë e tifozëve, por edhe disa dëme të mëdha ekonomike. Në fakt, siç ka bërë të ditur L’Equipe, nuk kanë ardhur lajme të mira për PSG, që do ta mbyllë bilancin me një humbje të madhe.

Shifra ekzakte është mes 200 dhe 300 milionë euro dhe nuk do të përmirësohet duke parë se nga viti i ardhshëm do të hyjë në fuqi super kontrata e Mbappe.

PSG, ka shpjeguar e përditshmja franceze, mbetet e qetë, por drejtori sportiv Campos kërkon gjithsesi të bëjë disa goditje të rëndësishme gjatë merkatos së verës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit