PSG, kthimi në fushë do të jetë special

11 Korrik 2020
16:22
Denis Hakanaj
back button

Për herë të parë nga rifillimi i futbollit pas pandemisë, një skuadër që luan në një nga 5 kampionatet kryesore të Europës (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë) do të luajë një ndeshje me publik.

Do të ndodhë të dielën në Le Havre, ku Paris Saint Geramin, rivale e Atalanta-s në çerekfinalet e Champions League, do të përballet me ekipin vendas, që luan në Ligue 2.

Për këtë miqësore janë shitur 4.500 bileta, maksimumi i lejuar dhe pothuajse një e pesta e kapacitetit të stadiumit, që janë shitur në pak minuta.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit