PSG lidhet sërish me Katarin për të marrë “fiksimin” nga Seria A

20 Janar 2019
11:25
back button

Paris Saint Germain nuk ka hequr dorë nga goditja për blerjen e mesfushorit brazilian Allan nga Napoli. Klubi i presidentit Al Khelaifi ende nuk ka arritur të trondisë presidentin Aurelio De Laurentiis, i cili me deklaratat e lëshuara dje, hapi derën për një lamtumirë, megjithëse pret një oferte të padiskutueshme. Fjalët e thëna kanë qenë si një mesazh drejtuar klubit parizien që tani është gati të rifillojë negocimin.

Një sponsor në ofertë?  – Presidenti i Paris Saint Germain, për të ulur koston fikse të operacionit për Allan (Napoli kërkon të paktën 80 milionë euro për ta shitur atë) po mendon të përfshijë në marrëveshje jo një partner teknik, por një kontratë sponsorizimi. 

Al Khelaifi mund të mburret me mbështetjen financiare të qeverisë së Katarit dhe po planifikon t'i propozojë De Laurentiis një kontratë sponsorizimi shumëvjeçare nga Katari. Mendohet të jetë Qatar Airways që kohët e fundit është lidhur si sponsor kryesor në Romë dhe që vazhdon të investojë fuqishëm në tregun italian. Napoli pret dhe është gati të dëgjojë propozimin përfundimtar, çështja e Allan nuk është vendosur ende.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit