PSG-Marseille përfundon me luftë, 5 kartonë të kuq. Neymar nuk përmbahet

14 Shtator 2020
9:07
Alfred Lleshi
back button

Java e dytë e kampionatit përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme për e PSG-në, e cila regjistroi humbjen e dytë në po aq ndeshje dhe tani duhet të vuajë tri pezullime pas “finales” së zjarrtë kundër Marseille. Shpirtrat e tensionuar karakterizuan gjithë ndeshjen, por rezultuan edhe në një përleshje totale. Goditjet dhe grushtat nuk munguan, me topin e ndalur dhe dy të kuqe për secilën skuadër. Kurzawa dhe Paredes në njërën anë, Amavi dhe Benedetto në anën tjetër.

Neymar was among five players sent off after a brawl started during PSG's loss to Marseille

Menjëherë më pas, zyrtari i garës pa imazhet në VAR dhe dënoi një grusht ntë Neymar në kokën e Alvaro. Direkt ndëshkim me të kuqe edhe për yllin brazilian, i cili tani rrezikon një skualifikim të gjatë. I njëjti yll i klubit parizien, duke lënë fushën, i afrohet kamerës dhe përpiqet të justifikojë atë që ndodhi me arsyet e veta: “Për shkak se ai është një racist, prandaj e godita”.

Tensions flared horribly on the field and a number of stars raced in during stoppage time

Pas pak, tërbimi i brazilianit u manifestua edhe në rrjetet sociale, me një mesazh “helmues” ndaj kundërshtarit: “I vetmi pendim që kam është se nuk e godita atë gomar në fytyrë”. Në një tjetër “cicërimë”, braziliani bëri thirrje për drejtësi dhe ndëshkim të ashpër të kundërshtarit. VAR zbuloi vetëm reagimin e tij, jot ë kundërshtarit: “Është e lehtë për VAR të kuptojë agresionin tim, tani dua të shoh imazhin e atij racist, i cili më quan majmun dhe bir kurve. Kjo është ajo që unë dua të shoh. Për një shuplakë, unë jam dëbuar. Po ai?”

Përgjigjja nga Alvaro Gonzalez, gjithashtu mbërriti gjatë natës, duke u mbrojtur nga akuzat e ish-yllit të Barcelonës: “Nuk ka vend për racizëm. Kam karrierë të pastër dhe më shumë kolegë e miq çdo ditë. Ndonjëherë ju duhet të mësoni se si të humbni dhe ta tregoni këtë në fushë. Tri pikë të pabesueshme sot, përpara OM, falënderoj familjen”.

Neymar appeared to accuse defender Alvaro Gonzalez of racism after he walked off the field

Lajme të tjera

Lajmet e fundit