PSG, Mbappe “zhgradon” shokun e skuadrës: “Nuk di asgjë për këtë”

25 Janar 2023
15:50
Denis Hakanaj
back button

Mund të ketë një çështje të re te Paris Saint-Germain, që duket se ka lidhje me Kylian Mbappe dhe rolin e tij në skuadër. Në orët e fundit, kanë qenë të shumtë ata që kanë folur për faktin se sulmuesi francez është zgjedhur si kapiten në mungesë, në formacionin titullar, të Marquinhos, mbajetësi i shiritit.

Ato që po shkaktojnë shumë diskutime zërat sipas së cilëve sulmuesi mund të jetë “zgjedhur” me të gjitha efektet si zëvendës kapiten duke zhgraduar atë që zakonisht mban shiritin në mungesë të braziliani, ose më saktë Kimpembe.

Pikërisht mbrojtësi ka ndërhyrë në lidhje me këtë çështje me synimin për të sqaruar zërat: “Në këto orë të fundit kam dëgjuar dhe lexuar shumë gjëra për mua. Pë rkëtë arsye dua të bëj një sqarim për tëshmangur përhapjen e lajmëve të pavërteta.

“Nuk kam qenë në dijeni të këtij vendimi (zhgradimi për rolin e zëvendës kapitenit në favor të Mbappe), kjo është plotësisht e pavërtetë… Pas kësaj, unë do të respektoj gjithmonë vendimet e klubit”.

Duhet thënë se qendërmbrpjtësi është në një fazë rikuperimi dhe kështu që nuk do të kishte pasur mundësi gjithsesi të luante dhe ta mbante shiritin në ndeshjet e fundit. E njëjta gjë vlen edhe për Verratti-n, edhe ai një nga zëvendës kapitenët, i cili ka mundur në ndeshjen e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit