PSG, mbyllja e Ligue 1 lë me pasoja Di Maria-n

2 Qershor 2020
16:29
Denis Hakanaj
back button

Futbolli provon të rifillojë pas emergjencës coronavirus dhe po e bën në pothuajse të gjithë kampionatet kryesore të Europës, me përjashtim të Francës, ku qeveria ka vendosur të mbyllë Ligue 1 dhe të shpallë PSG-në kampione.

Ky vendim, që është kundërshtuar shumë nga disa protagonistë të kampionatit francez, duket se ka patur disa pasoja edhe te lojtarët. Në mënyrë të veçantë, siç ka bërë të ditur Le Parisien, te Angel di Maria, sulmuesi i PSG-së.

Nga sa ka bërë të ditur e përditshmja prestigjioze franceze, një mjek i stafit të klubit ka shprehur shqetësime në lidhje me gjendjen e futbollistit argjentinas.

Di Maria duket se vuan nga pagjumësia dhe depresioni i përkohshëm për shkak të mungesës së futbollit të shkaktuar nga ndalesa e detyruar e Ligue 1.

Le Parisien ka pohuar se një mjek ka dorëzuar një raport të detajuar ku flitet për këtë problematikë, të nënvizuar edhe nga disa deklarata të gruas së tij që e ka përshkruar Di Maria-n si “një zombi”.

32-vjeçari ndien mungesën e futbollit dhe trupi i tij, por kryesisht mendja e tij, me sa duket, po i vuajnë më shumë pasojat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit