“PSG më i dobët me Messi, Mbappe dhe Neymar”, habit ish-Topi i Artë

16 Shtator 2021
15:53
Denis Hakanaj
back button

Debutimi zhgënjyes i treshes së mrekullive Messi, Neymar dhe Mbappe është pasuar nga shumë polemika dhe kritika.

Ish-fituesi i Topit të Artë, Michael Owen ka qenë i drejtpërdrejtë në kritkën e tij.

“Messi, Neymar dhe Mbappe janë fenomenë. Por unë them se PSG është më e dobët me ata të tre”, ka thënë ish-sulmuesi për BT Sport.

“Nuk e kuptoj pse të gjithë thonë se PSG është favorite për Champions League. Unë besoj se skuadrat angleze (Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Man United) janë shumë më lart. Lojtarët që do të mund të bëjnë diferencën për PSG në Champions janë Donnarumma me Sergio Ramos dhe jo Messi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit