PSG me plan sekret për Neymarin, braziliani ia hedh poshtë!

18 Nëntor 2019
16:16
Eraldo Harlicaj
back button

PSG ndali transferimin e Neymarit drejt Barcelonës, pasi katalanasit nuk paguan mbrapsht shifrën e 222 milionë eurove. Sulmuesi u zhgënjye, por në fund deklaroi se do të qëndronte dhe një vit te skuadra franceze. 

Ai ka qëndruar më shumë i dëmtuar se sa ka luajtur dhe kjo ndikuar në marrëdhëniet e tij me klubin, por pavarësisht kësaj drejtuesit e kampionëve të Francës kanë menduar t’i ofrojnë rinovimin. 

Leonardo donte të rinovonte kontratën që skadon në vitin 2022, por Sport shkruan se Neymar e ka hedhur menjëherë poshtë një mundësi të tillë. Ylli nuk është i lumtur me jetesën në Francë, por dhe te skuadra e PSG-së, pasi Dani Alves u largua, ndërsa e ardhmja e Thiago Silves dhe Marquinhos është në dyshim. Ai do të ndihej shumë i vetmuar në skuadër, prandaj po mendon vetëm largimin. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit