PSG mendon për transferimin e mesfushorit të Liverpool

17 Nëntor 2019
18:33
back button

Adam Lallana raportohet të jetë objektivi i Paris Saint-Germain. Sipas Sunday Mirror, PSG po konsideron transferimin e mesfushorit të Liverpool në verë me parametra zero.

Kontrata e 31-vjeçarit Lallana skadon në fund të sezonit dhe ai do të jetë në gjendje të negociojë me klubet jashtë Anglisë që në janar.

Anglezi nuk ka luajtur shumë gjatë vitit të fundit për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe është aktivizuar në vetëm pesë ndeshje të Premier League këtë sezon.

Liverpool nuk do të ishte kundër largimit të tij, sepse aktualisht ai merr 150,000 euro në javë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit