PSG merkato te Reali, kampionët mund të humbasin mbrojtësin e majtë

28 Korrik 2020
17:37
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi nuk po kalon një periudhë shumë të kënaqshme në aspektin financiar. COVID-19 u dha madrilenëve një goditje të madhe, pasi po ndërtojnë dhe stadiumin e tyre të ri që pritet të mbarojë në vitin 2022.

Drejtuesit kanë vendosur të shesin disa prej futbollistëve për të nxjerrë të ardhura të mira dhe të kalojnë këtë situatë të vështirë. Emri i fundit që pritet të ndihmojë madrilenët të mbushin arkat është Sergio Regulion. Mbrojtësi i majtë nuk do të kthehet në Madrid, pasi para tij janë Marcelo dhe Mendy.

Madridi do të mundohet ta shesë, pasi PSG ka shfaqur interes për të. Sevilla do ta mbajë, por me futjen në lojë të kampionëve të Francës, “Los Blancos” duan të rrisin çmimin e kartonit për 23-vjeçarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit