PSG merr kreun me dyshen unike, por humb yllin e ekipit (Pamjet)

18 Shtator 2022
22:50
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain ka fituar 1-0 në fushën e Lyon, në javën e tetë të Ligue 1 dhe shtë ngjitur në vendin e parë të renditjes së kampionatit francez.

Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar në minutën e pestë nga Leo Messi, i cili ka finalizuar me një gjaujtje të bukur një aksion spektakolar të ekipit. Asisti është dhënë nga O’Ney.

LYON-PSG – VIDEO

Leo dhe Neymar i kanë dhënë njëri-tjetrit pesë asiste në këtë sezon të Ligue 1, më shumë se çdo dyshe tjetër e kampionatit francez.

Lajmi i vetëm i keq për skuadrën e Galtier dhe kombëtaren e Italisë ka qenë dëmtimi i pësuar nga Marco Verratti në gju. Mbetet për të kuptuar serioziteti i dëmtimit të pësuar nga italiani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit