PSG merr lajmin e mrekullueshëm, probleme për Real Madrid

16 Nëntor 2019
16:56
Denis Hakanaj
back button

Neymar duket se do të jetë gati për ndeshjen që Paris-Saint Germain do të luajë në Bernabeu kundër Real Madrid më 26 nëntor.

Braziliani pësoi një dëmtim në kofshën e majtë tetorin e kaluar gjatë kohës që ishte i grumbulluar me Seleçao-n dhe PSG shpreson që ai të kthehet në dispozicion për ndeshjen e kampionatit që skuadra do të luajë në shtëpi kundër Lille 22 nëntorin e ardhshëm.

Neymar është kthyer të stërvitet me shokët e ekipit dhe ka hyrë në fazën e fundit të rikuperimit, që do të thotë se prania e tij në fushë kundër Lille dhe Real Madrid është shumë e mundshme.

Ai do të ketë mundësinë të pushojë këtë fundjavë, sepse trajneri Tuchel ka informuar lojtarët e PSG-së që nuk janë të grumbulluar me kombëtaret respektive se nuk do të ketë stërvitje deri të hënën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit