PSG ndalet për herë të parë në Francë, Neymar rishkruan historinë

2 Dhjetor 2018
23:01
Denis Hakanaj
back button

Ecuria perfekte e PSG në Ligue 1 është ndërprerë mbrëmjen e sotme, teksa skuadra Thomas Tuchel ka barazuar 2-2 me Bordeaux në javën e 15-të pasi ka fituar 14 takimet e para.

Neymar ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 34-t dhe ky ka qenë goli i tij i 30-të në  Ligue 1 në 32 ndeshje, një rekord në 45 vitet e fundit të këtij kompeticioni. Vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 53-të me Briand, por Mbappe ka kthyer në avantazh miqtë në të 66-ën.

Francezi kryeson renditjen e golashënuesve të Ligue 1 me 12 gola dhe është lojtari që ka shënuar më shumë në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Kur mendohej se PSG do të merrte fitoren e radhës, Bordeaux ka befasuar vendasit me golin e realizuar nga Cronelius në minutën e 84-t, duke fiksuar shifrat në 2-2. Pavarësisht kësaj ndalese, Parisi kryeson renditjen e Ligue 1 me një avantazh prej 14 pikësh ndaj vendit të dytë, ndërsa vendasit janë në vendin e 11-të me 18 pikë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit