PSG në listën e pretendentëve për të marrë mesfushorin e talentuar belg

17 Korrik 2019
18:05
Telesport
back button

Nuk kanë të sosur pretendentët për mesfushorin 25-vjeçar belg Dennis Praet. Lojtari është në pronësi të Sampdoria, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2021. Madje 25-vjeçari është aktualisht i grumbulluar me skuadrën italiane deri në një urdhër të dytë.

Gjithsesi, e sigurt është që Praet do të largohet nga ky klub në merkaton e verës, ndërkohë që listës së pretendentëve i është shtuar sot edhe Paris Saint Germain. Sipas “Le Parisien”, ai që ka përmendur te drejtori sportive Leonardo emrin e mesfushorit belg ka qenë trajneri Thomas Tuchel.

Ky i fundit mendon se Praet është i përshtatshëm për kampionët e Francës, por problem do të jetë konkurrenca e fortë. Për belgun kanë kohë që këmbënbulin Milan, Arsenal, Valencia e Leicester. Skuadra e Sampdoria kërkon 25 milionë euro për lojtarin, për të cilin nuk ka marrë ende asnjë ofertë zyrtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit