PSG në pikiatë, Messi bëhet “kurban” nga tifozët. Galtier nuk e vret mendjen për të ardhmen

20 Mars 2023
11:26
Alfred Lleshi
back button

“Është ende herët për të folur për të ardhmen e Messit”, – tha Galtier para ndeshjes kundër Rennes, por e ardhmja e “La Pulce”, i cili ende nuk e ka pranuar propozimin (rinovimin) e klubit, duket gjithnjë e më e largët nga Parisi. Sidomos pas nokautit të djeshëm, kur “Parce des Princes” e shau me zë të lartë argjentinasin.

A është posti i Christophe Galtier në dyshim, pas humbjes në shtëpi ndaj Rennes dhe eliminimit të skuadrës franceze në 1/8 finale të Champions League? Trajneri u përgjigj pas ndeshjes: “Unë fokusohem vetëm në dhjetë ndeshjet e mbetura për të fituar titullin e Ligue 1.

E them këtë me shumë qartësi, përpiqem t’i mbaj të gjithë lojtarët të bashkuar. Nuk duhet të dorëzohemi, sepse sezoni ka ende shumë ndeshje. Tifozët janë pas meje, nuk jetoj në mënyrë pasive apo me shqetësimin për të ardhmen time. Dua të jem në gjendje të garantoj se në fund të sezonit do të jemi kampionë të Francës. Për këtë do të duhet të gjejmë sërish forcën tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit