PSG në rrugën e Inter-it dhe Juventus-it, feston edhe Milan

26 Tetor 2021
19:09
Denis Hakanaj

Derbi i Italisë Inter-Juventus mund të zhvendoset në merkato.

Mes janarit dhe verës së ardhshme, dy klubet italiane janë gati të sfidohen për dy emra: Axel Witsel dhe Corentin Tolisso.

Kontratat respektive të dy yjeve të Bundesliga-s skadon në vitin 2022 dhe nëse nuk do të vijë rinovimi, dy mesfushorët do të kenë mundësinë të nënshkruajnë për një skuadër të re që në janar.

Një situatë që ndiqet me kujdes edhe nga klube të tjera të mëdha europiane.

Për sa i takon francezit të Bayern Munich, lajmet e fundit që vijnë nga Gjermania, përveçse konfirmojnë interesimin e Arsenal dhe Tottenham, flet për një ndërhyrje nga ana e PSG.

Leonardo po e konsideron 27-vjeçarin si një alternativë me ekonomike në krahasim me Brozovic, Zakaria dhe Pogba.

Një ndërhyrje, kjo e francezëve, që mund të ketë ndikim jo vetëm te merkato e bardhezinjve dhe zikaltërve në merkato, por edhe ato të Milan-it, duke parë se PSG do të hiqte dorë nga Kessie në rast se do të merrte Tolisso-n.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit