PSG, Neymar ka kërkuar largimin për dy arsye

10 Qershor 2019
16:02
Denis Hakanaj
back button

Duket se eksperienca e Neymar në Francë ka arritur në fund. Sipas "Telefoot", braziliani ka kërkuar të largohet nga Paris Saint-Germain. 

Sulmuesi është i pakënaqur për dy arsye: trajtimi, sipas tij, i pamëshirshëm që po i bën bota e futbollit francez dhe kthimi i Leonardo-s në rolin e drejtorit sportiv. Ish-drejtuesi i Milan-it do të marrë vendin e Antero Henrique, i cili ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të 27-vjeçarit. 

Për momentin janë vetëm zëra, edhe pse duket se PSG do t'i ofrojë një rinovim të kontratës lojtarit. Sigurisht, nëse pakënaqësitë e brazilianit janë të vërteta, do të ishte e pamundur të mbahej një lojtar që nuk ka asnjë dëshirë të qëndrojë aty. 

Për të interesohet Barcelona, me Leo Messi-n që kërkon me ngulm kthimin e "O'Ney" te katalanasit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit