PSG ngec ndaj Lyonit, shtesat vendosin fituesin e Kupës

31 Korrik 2020
23:08
Eraldo Harlicaj
back button

PSG nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Lyonit në finalen e Kupës së Francës. Skuadra parisiene e dominoi sfidën, por nuk doli te goli.

90 minutat e ndeshjes panë një luftë të pastër sportive, por goli nuk erdhi. Neymar nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë, ndërsa Icardi nuk pati një sfidë të mirë, madje u zëvendësua shpejt në pjesën e dytë.

Mungesa e Mbappesë duket qartë se ndikon te skuadra kampione e Francës, ndërsa një paraqitje e tillë para Atalantës nuk është shumë shpresëdhënëse për të besuarit e Tuchel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit