PSG nuk humb kohë, Neymar dhe Hakimi realizojnë dy gola të shpejtë (Pamjet)

6 Gusht 2022
21:20
Denis Hakanaj

Paris Saint-Germain ka nisur mbrojtjen e titullit në Ligue 1 mbrëmjen e sotme në deshjen e luajtur në javën e parë në fushën e skuadrës së Clermont.

Kampionët nuk kanë humbur kohë duke gjetur golin e avantazhit vetëm 9 minuta pas fillimit të ndeshjes në Stade Gabriel Montpied.

Ka qenë Neymar që ka shënuar për miqtë me një goditje të saktë pak brenda zonës së rreptësisë duke përfituar nga një kontroll i gabuar i topit nga ana Messi-t.

Në minutën e 26-të ka ardhur edhe goli i dyfishimit të avantazhit për PSG. Autori i golit këtë herë ka qenë Hakimi, me O’Ney që ka dhënë asistin.

Duket se do të jetë një fitore e lehtë për skuadrën e Galtier, që në këtë sezon do të kërkojë të triumfojë në Francë dhe në Champions League.

CLERMONT-PSG GOLI I NEYMAR

CLERMONT-PSG GOLI I HAKIMI

Lajme të tjera

Lajmet e fundit