PSG nxiton për Icardin, zbulohet kushti i argjentinasit

15 Nëntor 2019
20:19
back button

Debutimi i Mauro Icardi me fanellën e Paris Saint-Germain nuk mund të ishte më perfekt se kaq, me sulmuesin argjentinas që deri tani ka realizuar plot 9 gola për kampionët e Francës në 8 ndeshjet e tij të para.

Në kryeqytetin transalpin sulmuesi i PSG, por ende në pronësi të Inter, ka gjetur ambientin ideal për të kapërcyer muajt e tij të fundit vegjetues në Milano, aq sa që tani po përflitet për shitjen përfundimtare.

Referuar raportimeve të “Tuttomercatoweb”, klubi parisen, që në përfundim të sezonit do t’i japë lamtumirën uruguaianit Edinson Cavani, po punon për të siguruar qëndrimin e argjentinasit Icardi.

Aktualisht ish-kapiteni zikaltër fiton 9 milionë euro në sezon, por duket se ekziston qëllimi për të kërkuar një kontratë 5-vjeçare kundrejt një shpërblimi prej 12 milionë euro në vit, duke barazuar rrogën e përfituar nga Cavani.

Një rol protagonist do të luajë në këtë tratativë edhe Wanda Nara, ndërkohë që nga ana tjetër Inter mund të zgjedhë të lehtësojë tratativën, duke garantuar një rishikim të shumës prej 65 milionë euro që parisienët duhet të derdhin në arkën e zikaltërve. Dy klubet janë prej kohësh në tratativa për të gjetur një zgjidhje që të kënaqë të gjitha palët e përfshira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit