PSG nxjerr në shitje Icardin, i vendos edhe çmimin

15 Maj 2021
12:37
Alfred Lleshi
back button

Vetëm një vit më parë, PSG shpenzoi 50 milionë euro për të blerë kartonin e Mauro Icardi. Një lojtar që kishte qenë në huazim te parizienët për disa muaj dhe dukej se ishte përshtatur perfekt. Sidoqoftë, realiteti nuk ka qenë fort bujar me argjentinasin, aq sa ish-lojtari i Interit është në shitje tashmë. Një nga arsyet, përveç çështjes sportive, është se klubi po kërkon një mënyrë për të shkurtuar shpenzimet përpara “bastit” për rinovimin e dy yjeve të vet: Neymar dhe Mbappé. Nëse francezi nuk rinovon, synimi është nënshkrimi i një ylli tjetër, mes Cristiano Ronaldos dhe Messit.

Icardi nuk përshtatet më në skemën e Pochettino dhe as direktivat e klubit. Drejtuesit e kanë nxjerrë në shitje, me një kosto shumë më të ulët se ajo që paguan vetëm 12 muaj më parë. “L’Equipe” shpjegon se klubi parizien e vlerëson sulmuesin argjentinas rreth 35 milionë euro. Pra, rreth 15 milionë më pak sesa investuan një vit më parë. Përveç kësaj, ai ka një pagë vjetore bruto prej 10 milionë euro, diçka që i rëndon financat e PSG-së në këto krize.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit