PSG, ofertë e çmendur për yllin e Serisë A

18 Janar 2020
18:40
Denis Hakanaj
back button

Kalidou Koulibaly kthehet në qendër të zërave të merkatos.

Për mbrojtësin e Napoli-t, në fakt, duket se është vënë në lëvizje PSG. Sipas FootMercato, kampionët e Francës i kanë ofruar senegalezit një kontratë katërvjeçare me 12 milionë euro në sezon.

Sipas shkrimit, Koulibaly nuk do t’i thoshte jo ofertave të mundshme dhe drejtuesi i PSG-së, Leonardo, duket se është takuar me menaxherin e lojtarit.

Për Napoli-n janë bërë gati 70 milionë euro, një shifër më e ulët në krahasim me 100 milionët e ofruar nga United verën e kaluar, por që do të krijonte gjithsesi një suficit të rëndësishëm për klubin italian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit