PSG përgatit 30 milionë € për talentin e U-21 të Italisë

20 Qershor 2019
18:21
back button

Paris Saint-Germain raportohet të jetë duke përgatitur një ofertë 30 milionë euro për mesfushorin e Brescia dhe U-21 të Italisë Sandro Tonali. 

Sipas L’Equipe, drejtori sportiv i PSG Leonardo është një tifoz i madh i Tonalit dhe e ka vëzhguar që kur ishte drejtues te Milan. 

Transferim do të ishte i njëjtë me atë të Verratti-t në vitin 2012, megjithëse sh-lojtari i Pescara-s nuk kishte luajtur në nivele të larta gjatë asaj kohe. 

Pronari i Brescia-s Massimo Cellino së fundi ka deklaruar se 19-vjeçari nuk ishte në shitje, por calciomercato thekson se qëndrimi i lojtarit do të jetë shumë i vështirë. 

Tonali, i cili krahasohet me Andrea Pirlo-n, aktualisht është grumbulluar me Italinë në kampionat europian të U-21. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit