PSG-Pochettino, lamtumira nuk ndodh për faj të 2 milionëve (plus 15…)

28 Qershor 2022
15:59
Denis Hakanaj
back button

Duket se është gjithmonë dhe më i qartë qëllimi i PSG-së për të “eliminuar” Mauricio Pochettino-n nga roli i trajnerit të skuadrës së parë.

Megjithatë, akoma nuk ka ardhur asnjë lajmërim. Arsyeja? Shuma që klubi  duhet t’i paguajë trajnerit dhe stafit të tij për shkarkimin dhe prishjen e parakohshme të kontratës.

Siç ka shkruar Mundo Deportivo, që ka cituar L’Equipe, trajneri argjentinas i takon shuma e 15 milionë eurove për lamtumirën e parakohshme. Një shifër që, sipas trajnerit duhet të përditësohet me 2 milionë euro të tjerë.

Në fakt,  nga informacionet e mbledhura nga dy mediat e lartpërmendura, këto dy milionë duket se janë një bonus që ish-trajneri i Tottenham-it dhe bashkëpunëtorët e tij do të kishin marrë nëse do të kishin qëndruar te Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm.

Sipas klubit, kjo shumë nuk i takon në rast shkarkimi. E mendojnë ndryshe Pochettino dhe bashkëpunëtorët e tij që nuk besojnë se është e drejtë të mos përfshihet edhe kjo shumë duke parë se ata donin të vazhdonin në Paris.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit