PSG sposton nga kreu Manchester City, ja klubet më të pasura të futbollit

13 Shkurt 2020
16:01
Alfred Lleshi
back button

PSG e spostoi Manchester City nga vendi i parë i renditjes së klubeve me potencialin më të madh ekonomik në futbollin botëror, të përpiluar nga “Soccerex Football Finance 100″Bayern Munich është i treti, por i largët në shifra, krahasuar me dy të parët. Tottenham dhe Real Madridi plotësojnë 5-shen më të mirë. Manchester United, nga ana tjetër, zbriti nga “top 10” në vendin e 16-të, kryesisht për shkak të nënçmimit të vlerës së ekipit dhe rritjes së borxhit. 

Të dhënat marrin parasysh vlerën e lojtarëve (A), asetet (B), likuiditetin (C), investimin e mundshëm të pronarit (D) dhe borxhin neto (E) për të dhënë një rezultat të përgjithshëm në “Indeksin e Financave të Futbollit (FFI). FFI analizon ecurinë e klubeve bazuar në ndryshoret e treguara më lart, të “peshuara” në lidhje me përqindjen e variablave në totalin akumulativ. Rezultati i FFI mund të llogaritet si më poshtë: (A) + (B) + (C) + (D) – (E). Lexoni më poshtë ilat janë 10 klubet më të fuqishme në botë, financiarisht.

1. PSG
Vlera e lojtarëve: 1.050 milionë €
Asetet: 99.9 milionë €
Likuiditeti: 138 milionë €
Investimi i mundshëm i pronarit: 1.003 milionë €
Borxhi neto: 34.1 milionë €
Rezultati i FFI: 5.318 milionë €

2. Manchester City
Vlera e lojtarëve: 1.280 milionë €
Astet: 464.2 milionë €
Likuiditeti: 31.5 milionë €
Investimi i mundshëm i pronarit: 647 milionë €
Borxhi neto: 173.2 milionë €
Rezultati i FFI: 5.197 milionë €

3. Bayern Munich
Vlera e lojtarëve: 882.7 milionë €
Asetet: 257.72 milionë €
Likuiditeti: 220.8 milionë €
Investimi i mundshëm nga pronari: 416 milionë €
Borxhi neto: 6.9 milionë €
Rezultati i FFI: 3.888 milionë €

4. Tottenham
Vlera e lojtarit: 984 milionë €
Asetet: 1101.1 milionë €
Likuiditeti: 113.7ë milion €
Investimi i mundshëm nga pronari: 162 milionë €
Borxhi neto: 898 milionë €
Rezultati i FFI: 3.441 milionë €

5. Real Madrid
Vlera e lojtarit: 1.190 milionë €
Asetet: 341.2 milionë €
Likuiditeti: 190.1 milionë €
Investimi i mundshëm i pronarit: 0 milion €
Borxhi neto: 243.7 milionë €
Rezultati i FFI: 3.336 milionë €

6. Arsenal
Vlera e lojtarëve: 683.8 milionë €
Asetet: 480.1 milion €
Likuiditeti: 261.5 milionë €
Investimi i mundshëm nga pronari: 291 milionë €
Borxhi neto: 271.6 milionë €
Rezultati i FFI: 3.150 milionë €

7. Chelsea
Vlera e lojtarëve: 807 milionë €
Asetet: 199.8 milionë €
Likuiditeti: 35.8 milionë €
Investimi i mundshëm nga pronari: 365 milionë €
Borxhi neto: 184.4 milionë €
Rezultati i FFI: 2.893 milionë €

8. Liverpool
Vlera e lojtarëve: 1.070 milionë €
Asetet: 199.4 milionë €
Likuiditeti: 11.7 milionë €
Investimi i mundshëm nga pronari: 80 milionë €
Borxhi neto: 294.6 milionë €
Rezultati i FFI: 2.616 milionë €

9. Juventus
Vlera e lojtarëve: 864 milionë €
Asetet: 162.4 milionë €
Likuiditeti: 15.3 milionë €
Investimi i mundshëm nga pronari: 313 milionë €
Borxhi neto: 539.4 milionë €
Rezultati i FFI: 2.195 milionë €

10. Borussia Dortmund
Vlera e lojtarëve: 640.5 milionë €
Asetet: 195.5 milionë €
Likuiditeti: 54.9 milionë €
Investimi i mundshëm nga pronari: 63 milionë €
Borxhi neto: 19.8 milionë €
Rezultati i FFI: 2.154 milionë €

Lajme të tjera

Lajmet e fundit