PSG, statistika unike në Champions; falë dy… të padëshiruarve

7 Nëntor 2019
13:09
Alfred Lleshi
back button

PSG ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, me fitoren e mbrëmshme. Dy pikat ekstreme të formacionit të parizienëve po afrimohen si referenca absolute në këtë kompeticion. Fjala është për dy të padëshiruarit në ish-ekipet e tyre (Inter dhe Real Madrid), Mauro Icardi dhe portierin Keylor Navas. I pari, argjentinasi, shënoi të mërkurën golin e katërt në po kaq ndeshje të Champions-it, ndërsa i dyti, kostarikani, e ka mbajtur të paprekur portën e vet në këtë kompeticion, për këtë edicion, deri tani. 

Pra, në katër ndeshje, ai nuk ka pësuar ende asnjë gol. Një situatë unike në Champions. PSG, falë portierit të marrë kësaj vere nga “Los Blancos”, është i vetmi klub në këtë kompeticion, që e mban portën e vet të pastër në 4 ndeshjet e deritanishme të fazës së grupeve. Sa i takon mbrojtjes së kampionëve francezë, ajo është më e mira e Champions-it, para asaj të Manchester City (2 gola të pësuar).

Nëse meritat për këtë të fundit e ka Navas dhe parapavija e PSG, dikush tjetër mendon në kahun e kundërt për t’i bombarduar kundërshtarët. Mauro Icardi, gjithmonë ai. Argjentinasi debutoi me gjigantët e “Parce des Princes” më 14 shtator, ndërsa tani ka shënuar 8 gola në të gjitha garat, përfshirë 4 gola në 4 ndeshje të Ligës së Kampionëve. 

Për ata që kishin dyshime mbi vlerat e argjentinasit, pas një sezoni të vështirë tek Interi, përgjigjja është elokuente. Mbrëmë, Icardi nuk kishte shumë topa për të finalizuar, por nuk fal në mundësinë e parë ishte e mirë. Ai doli duke çaluar nga loja, pas një goditjeje të marrë në këmbë, por i duatrokitur ngrohtë nga tifozët, kur u zëvendësua nga Cavani (72’).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit