PSG “stërkëmbësh” Real, nis betejën për të marrë Eden Hazard

9 Dhjetor 2018
12:49
Telesport
back button

Skuadra e PSG-së është gati të hyjë në garë me Real Madrid për të “rrëmbyer” nga Chelsea lojtarin Eden Hazard, kontrata e të cilit me “blutë” e Londrës skadon në verën e vitit 2020. Fantazisti belg ka ende edhe 18 muaj për të vendosur për të ardhmen e tij dhe duket se oferta prej 300 mijë stërlinash në javë që i ofron Chelsea nuk e josh shumë. Sidomos kur sheh se ekipet më të famshme në botë e kërkojnë me ngulm.

Por nëse interesimi i ekipit të Real ka qenë gjithnjë i pranishëm, surprizë e orëve të fundit është ndërhyrja në këtë transferim të mundshëm i ekipit të PSG-së, kampionit në Francës, që është gati ta paguajë me flori 27-vjeçarin. Drejtuesit e PSG-së e admirojnë talentin belg dhe janë gati të bëjnë çmendurinë për ta sjellë atë në Francë, pavarësisht problemeve të shpeshta që kanë me “fair play financiar”.

Menaxheri i Eden Hazard është vazhdimisht në kontakt si me lojtarin ashtu dhe me drejtuesit e Chelsea, apo me ekipet më të mëdha në Europë, që synojnë ta afrojnë në verën e vitit 2020. Edhe në Premier League nuk mungojnë admiruesit, me Manchester City që është në vijën e parë, por duket se vetë lojtari preferon të transferohet në Madrid.

Real Madrid është ekipi më i mirë në botë, do të ishte një gënjeshtër po ta mohoja këtë gjë. Kjo ka qenë ëndrra ime që fëmijë. Të shohim se çdo të ndodhë”, tha Hazard.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit