PSG tenton “all-in” por nuk ka akord me Inter për Skriniar! “Po provon Champions sivjet sepse Messi, Neymar dhe Mbappe sezonin tjetër…”

31 Janar 2023
1:11
Telesport
back button

Distanca ekonomike mes Interit dhe Paris Saint-Germain nuk është sheshuar ende në negociatat që po shkojnë deri në fund të hidhur për Milan Skriniar kur kanë mbetur më pak se 24 orë deri në mbylljen e merkatos së dimrit…

Francezët shkuan deri aty sa ofruan 10-12 milionë euro, përfshirë bonuset, shumë pak duke pasur parasysh kërkesën e Viale della Liberazione për 20 milionë, e cila gjithashtu mund të bjerë pak.

Për momentin, sipas Gazzetta.it, nuk mund të përjashtohet që sllovaku të mbetet në Milano, i privuar nga shiriti i kapitenit, por ndërkohë vazhdojnë punën te Interi per gjetur një zëvendësues të mundshëm: vështirësitë e hasura në diskutimet me ‘Atalantën për Merih Demiralin (nuk ka marrëveshje për formulën me Atalantën) dhe muri i ngritur nga Lille për Tiago Djalò, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë thelluar kontaktet me Shtutgartin për Konstantinos Mavropanos, i lindur në 1997 me një të kaluar te Arsenal. Ai do të mbërrinte në huazim me të drejtën e blerjes.

Gazetari Paolo Condò, i ftuar në studiot e ‘Sky Calciomercato – L’Originale’, ka fjalën e tij për sulmin që në orët e fundit Paris Saint-Germain po përpiqet të nisë për Milan Skriniar, i cili do të mbërrijë në qershor si një futbollist i lirë:

“PSG do të kishte nevojë për Skriniar tani dhe jo në qershor. Këtë vit ata po vënë bast gjithçka për Champions League sepse nuk janë të sigurt se do të kenë treshen super sulmuese që kanë tani vitin e ardhshëm, për mendimin tim është një situatë për t’u mbajtur nën sy”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit