PSG tenton Victor Osihmen dhe ofron para e dy futbollistë!

31 Mars 2023
18:31
Telesport
back button

Në Francë po flitet shumë për të ardhmen e Victor Osimhen, me kanalin RMC Sport që shpjegon sesi nigeriani është bërë efektivisht zgjedhja e parë për PSG-në në funksion të verës së ardhshme.

Pas këtij përshpejtimi qëndron Luis Campos, drejtori i francezeve që solli Osimhen në Lille në vitin 2019. Javët e fundit do të kishte pasur disa takime me agjentin e lojtarit, i cili pavarësisht preferencës së tij për Premier League do të ishte hapur drejt destinacionit francez.

Problemi për PSG-në do të ishte të bindë Napolin, me De Laurentiis që nuk synon të bjerë nën 100 milionë euro për çmimin e tij. Një shifër që PSG-ja mund të mos e ketë në dispozicion gjatë verës dhe kështu vetë Campos do të donte të përpiqej të përfshijë disa homologë teknikë në operacion, si Leandro Paredes (i kthyer nga huazimi te Juventus) dhe Mauro Icardi (i cili mund të kthehet nga Galatasaray).

Sakaq sot, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, gjate asamblesë së Liges, foli për temat e nxehta të Azzurrit duke filluar me dëmtimin e Victor Osimhen: “Ai duhet të jetë jashtë fushave për dy javë, le të shpresojmë te kthehet…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit