PSG, Tuchel dorëzohet: Nuk e mbroj dot më skuadrën…

29 Nëntor 2020
10:18
Denis Hakanaj
back button

Thomas Tuchel, trajneri i Paris Saint-Germain, nuk i ka kursyer kritikat ndaj ekipit pas barazimit të marrë në kampionat kundër Bordeaux.

Gjermani ka kritikuar qëndrimin e lojtarëve të tij që, pasi kanë kaluar në disavantazh për shkak të një autogoli, kanë arritur ta përmbysin ndeshjen me Neymar dhe Kean, por Bordeaux ka gjetur golin e barazimit 2-2 në pjesën e dytë.

“Në pjesën e parë kemi ndjekur planin që kishim përgatitur, por nuk e kemi mbyllur ndeshjen duke bërë shumë gabime në pasimet e fundit”, ka thënë Tuchel pas ndeshjes.

“Por në pjesën e dytë nga ka munguar gjithçka, kemi patur shumë vështirësi dhe nuk kemi qenë të organizuar: nuk mund të gjej një shpjegim për të atë që ka ndodhur. E kam të vështirë ta pranoj atë pjesë të dytë zhgënjyese”.

“Nuk mund t’i mbroj lojtarët e mi pas kësaj ndeshjeje siç bëj gjithmonë nëse ka arsye, por në këtë rast nuk ka. Tani do të përgatitemi për ndeshjen e Champions League kundër Manchester United”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit