PSG vazhdon me “low cost”, merr lojtarin e Dortmund-it

25 Gusht 2019
11:51
Eraldo Harlicaj
back button

PSG ka ndryshuar filozofi dhe me afrimin e Leonardos si drejtor sportiv nuk është e prirur më drejt shpenzimeve të çmendura. Braziliani po shikon lojtarë që nuk janë yje, por që mund t’i shërbejnë kampionëve të Francës. 

Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Raphael Guerreiros. Mbrojtësi i majtë pëlqehet nga trajneri Tuhchel që e do në Paris. Dortmundi do deri në 25 milionë euro për të siguruar kartonin e lojtarit. 

Futbollistit i skadon kontrata në vitin 2020 dhe PSG kërkon ta rrëmbejë që tani, ndërsa Dortmundi ka frikë se mund ta humbasë falas. Le10Sport shkruan se marrëveshja është afër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit