PSG vendos të paguajë 100 milionë për Haaland, 50 i jep Juventus

22 Nëntor 2020
19:19
Denis Hakanaj
back button

Tashmë konsiderohet një nga sulmuesit më të fortë të Europës.

Po flasim për Erling Haaland, për të cilin interesohen Manchester United, PSG dhe Juventus. Pikërisht për bardhezinjtë mund të krijohet një mundësi në merkaton e verës.

Sipas Don Balon, PSG ka ndërmend të përshpejtojë operacionin për zbarkimin e yllit të Borussia Dortmund në Tour Eiffel. Frika e klubit të Al-Khelaifi-t është që të mos arrijë të rinovojë kontratën e Mbappe, i cili mund të largohet qershorin e ardhshëm.

Kjo është arsyeja pse francezët janë bindur të plotësojnë kërkesat e Dortmund për sulmuesin norvegjez.

Do të duhet një ofertë për 100 milionë euro, shifër që Leonardo synon ta sigurojë pjesërisht nga shitja e Icardi-t. Dhe pikërisht Juventus do t’i jepte një asist Parisit, duke u hedhur në sulm për ish-kapitenin e Inter-it në qershor.

I kërkuar me ngulm në muajt e fundit, argjentinasi po kalon një moment të vështirë me skuadrën e Tuchel. Aktualisht i dëmtuar, Mauro mund të largohet nga Ligue 1 për të paktën 50 milionë euro: Paratici po ndjek gjithçka me vëmendje, oferta për Icardi-n shtyn Haaland në Paris.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit