PSG vijon “gjuetinë”, zëvendësuesin e Mbappé e piketon në Premier League

13 Janar 2022
8:17
Alfred Lleshi
back button

Siç raporton “Times”, Paris Saint-Germain ia ka vënë syrin Marcus Rashford, sulmuesit të Manchester United. Anglezi është një nga alternativat për të zëvendësuar Kylian Mbappé, e ardhmja e të cilit duket gjithnjë e më e largët nga Parisi. Kontrata e Rashford skadon në vitin 2023, por PSG është gati të formulojë ofertën e vet gjatë merkatos së verës. 24-vjeçari anglez po përjeton një sezon të komplikuar, në të cilin ka shënuar 3 gola ​​në 15 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit