PSG zbret në fushë pas gati 5 muajsh! Tuchel provon “artilierinë e rëndë”

12 Korrik 2020
19:04
Telesport
back button

Paris SG nis rrugëtimin dhe përgatitjen për Champions League, ku do të përballet me Atalantan e tmerrshme të Gasperinit. Veç kësaj, skuadra kampione e Francës ka edhe dy finale Kupe.

Image

Kështu, mini-turi do të jetë i përbërë nga ndeshje miqësore. E para është sot në orën 19:00 ndaj Le Havre (ekip i Ligue 2). Tuchel ka menduar të hedhë në fushë edhe Icardin titullar, bashkë me Mbappe dhe Neymar, edhe pse braziliani do të jetë mesfushor i majtë.

PSG (4-4-2): Navas; Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Bakker; Di Maria, Herrera, Paredes, Neymar; Mbappé, Icardi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit