“Pukki mania” përfshin edhe presidentin e Francës

19 Shtator 2019
20:11
back button

Gjatë takimit mes presidentit të Finlandës Antti Rinne dhe kreut të Francës Macron në Paris nuk është folur vetëm për politikë. Rinne i ka dhënë një fanellë të përfaqësueses, pikërisht me emrin e sulmuesit kryesor Pukki.

Një nder i merituar për Pukki-n, i cili aktualisht ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e para të sezonit në Premier League. Në sfidën e fundit ai dhe shokët e ekipit kanë mposhtur Manchester City-n.

Macron ka buzëqeshur dhe është gëzuar për dhuratën e vogël të presidentit finlandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit