Pulev kërcënon Joshua: Zbato kontratën ose bashkë përfundojmë në gjykatë

14 Shtator 2020
13:03
Telesport
back button

Stafi i drejtues i boksierit bullgar Kubrat Pulev i ka dërguar një mesazh kërcënues britanikut Anthony Joshua, nëse ky i fundit nuk mban fjalën për të dueluar mes tyre në fund të këtij viti. Frika e Pulev është se mos Joshua duelon ndaj patriotit të tij Tyson Fury, një sfidë që do të unifikonte tituj kampionë bote në peshën e rëndë.

Joshua duhet fillimisht të përballet me Pulev, i mandatuar nga IBF. Ivaylo Gotzev, promotori i Pulev, tha: “Joshua duhet të respektojë rregullat e IBF, të duelojë ndaj Kubrat. Kjo do të ishte gjëja më e drejtë që duhet të bëjë”.

Ata janë njerëz që gjithnjë i kanë komplikuar gjërat, për t’i dhënë një fund tjetër, sipas dëshirës së tyre. Nëse ata nuk zbatojnë marrëveshjen dhe kontratën, do të përballen me ne në gjykatë”, tha Gotzev.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit