Pulisic karikon skuadrën: Kemi ende edhe një shans, nuk mund të dorëzohemi kështu

29 Nëntor 2023
10:23
Telesport
back button

Mesfushori amerikan Christian Pulisic, që këtë sezon debuton me fanellën e Milan, nuk heq dorë nga kualifikimi i Milan në turin tjetër të Champions apo Europa League. Për momentin, kuqezinjtë janë në vendin e fundit dhe jashtë Europës.

Humbja 3-1 në “San Siro” ndaj Borussia Dortmund, ka ndërlikuar shumë rrugëtimin e Milan. “Mendoj se për sa kohë ka një shans për të shkuar më tej asgjë nuk është e mbyllur përfundimisht”, tha Pulisic.

Patëm shumë raste në fund të pjesës së parë dhe në fillimin e së dytës. Një ulje e përqendrimit nga ana jonë i dha mundësi skuadrës gjermane që të shënojë golin e avantazhit. Më pas për ne u bë më e vështirë”, tha Pulisic.

Ndaj Borussia kishim një mundësi të mirë për të fituar, por e shpërdoruam atë mundësi. Tani do të na duhet të fitojmë me cdo kusht ndaj Newcastle. Tifozët ishin fantastikë, ndaj do të mundohemi t’ua shpërblejmë. Do të japim më të mirën aty”, tha Pulisic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit