Pulisic, për talentin e Dortmund: Qielli është limiti…

4 Maj 2021
15:30
Denis Hakanaj
back button

Christian Pulisic i ka thurur elozhe ish-shokut të skuadrës Giovanni Reyna.

“Mendoj se qielli është limiti i tij”, ka thënë lojtari i Chelsea-t për CBS Sports.

“Ka një të ardhme të shkëlqyer përpara vetes. Por ka akoma shumë për të treguar për të arritur në atë pikë”.

18-vjeçari Reyna ka koleksionuar 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Borussia Dortmund, duke shënuar 7 gola dhe duke dhënë po aq asiste.

Nëntorin e kaluar ka debutuar me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilën ka luajtur 4 ndeshje deri tani, duke shënuar dy gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit