Pushime ‘mëkatare’ të yjeve të Premier League, pa partneret e tyre. Harbim mes femrash dhe 116 shishesh shampanjë

20 Qershor 2022
9:02
Alfred Lleshi
back button

Jack Grealish, mesfushori i Manchester City, i cili kohët e fundit festoi Premier Ligën e fituar nga skuadra e tij në “Beach Club” të Ibiza, u kap në një festë tjetër në pishinë, në Las Vegas, me disa miq dhe së bashku me një brune të re, që nuk ishte e dashura e tij, Sasha Atwood.

Gazeta “The Sun” ka publikuar pamjet e festës së Grealish në “Sin City”, në të cilën shihet lojtari (për të cilin City pagoi 118 milionë euro dhe nuk ka arritur të fitojë terren si titullar), me disa kanaçe birre të fshehura nën rrobat e tij të banjës.

Gjatë festës në pishinë, Jack Grealish dhe tetë miqtë e tij pinë katër shishe me madhësi jeroboam (ekuivalente me dy magnum) “Rock Angel Rosé” me vlerë 3.567 euro secila.

Pas festës, një pjesëtar i skuadrës së sigurisë pyeti një grup vajzash me bikini që ndodheshin në pishinë për numrin e telefonit. Ato, sipas “The Sun” shkuan disa minuta më vonë në dhomat e Grealish dhe miqve të tij në “Las Vegas Strip”.

“Grealish është aq tërheqës sa një grup vajzash të reja tërheqëse me bikini po endeshin përreth me shpresën për të takuar idhullin e tyre. Ato shpejt u nisën për në suita”, – shpjegoi një dëshmitar për tabloidin britanik.

Jack Grealish, i cili shijoi një paketë VIP prej 92.993 euro në Las Vegas, në të cilën figuronin edhe 116 shishe shampanjë, është parë në një klub nate në Las Vegas (Zouk), i shoqëruar nga një brune e re.

Declan Rice, një tjetër yll i Premier League është duke pushuar në Las Vegas. Rice, i cili ka gjashtë vite që është në lidhje me Lauren Fryer, është fotografuar në shoqërinë e disa vajzave të reja gjatë arratisjeve të tij përmes “Sin City”.

“Declan dukej se ishte në parajsë, por sillej si zotëri”, – tha një dëshmitar për gazetën “The Sun”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit