Pushime problematike për Haaland, tani vjen këshilla “kërcënuese”

14 Korrik 2020
14:28
Denis Hakanaj
back button

Erling Haaland po shijon pushimet e merituara pas një sezoni me shifra të jashtëzakonshme. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund ka kaluar një vit si protagonist në fillim te Salzburg-u dhe më pas te klubi gjerman.

Megjithatë, në javën e fundit, qendërsulmuesi gjerman ka vendosur të kthehet në atdhe për ato që ai vetë i ka përkufizuar si pushime/punë.

Në ditët e fundit, Haaland ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një largimi nga një diskotekë në Norvegji. Një ngjarje që nuk është pëlqyer aspak nga babai i tij, i cili ka dashur t’i japë një këshillë djalit.

“Erling, ktheju punës. Jeta e natës në diskotekat e qyteteve të mëdha nuk është për ty”, ka shkruar Alfi Haaland në Twitter. Një mesazhi i shoqëruar nga një fotografi ku është shfaqur duke mbajtur në dorë një vegël në mënyrë “kërcënuese”.

Me pak fjalë, aventurat e sulmuesit të ri nuk janë pëlqyer shumë nga babai, i cili e ka ftuar të kthehet me këmbët në tokë te jeta e përditshme.

A do ta ndjekë këshillën Haaland?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit